Seria: Libra zanorë (mbi 3 vjeç)

Insektet punëtore (Lëvizin dhe flasin)

Ky libër i njeh fëmijët me insektet punëtore, të cilat nuk rrinë dot pa punuar. Fëmija argëtohet duke i lëvizur insektet në rrugëzat e tyre si dhe duke dëgjuar nga një histori për secilën prej tyre.


Kafshët e mia (Preke dhe ndieje)

Në faqet e këtij libri fëmijët do të takojnë kafshët e mrekullueshme që flasin dhe që kanë dëshirë të luajnë me fëmijët. Fëmijët, jo vetëm mund të dëgjojnë zërat e tyre, por edhe mund t’i prekin ato.


Lodra ime më e dashur (Rima për çdo ditë)

Ky libër përmban vjershat më të bukura për lodrat e dashura të fëmijëve. Ato shoqërohen me ilustrime magjepsëse nga bota e lojërave. Duke shtypur butonin pranë figurës përkatëse fëmija do të dëgjojë vjershën për lodrën e tij të preferuar. Vjershat janë të thjeshta, me rimë të përshtatshme për këtë moshë si dhe shoqërohen me melodi fëminore.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj