Tituj te ri

Tituj te ri

Një hap drejt shkollës
Abetare mbarëkombëtare

Aktuale

PËRUROHET LIBRI AUTOBIOGRAFIK “MUZA E PARË” E SOPRANOS JORGJIA TRUJA NË SALLËN E BIBLIOTEKËS SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Ky libër që mban logon e shtëpisë botuese Albas u promovua në dt. 30 prill 2014 nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë aktivitetit morën pjesë Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, akademikë, muzikologë, figura të njohura të muzikës dhe të letërsisë, miq dhe të afërm të artistes së madhe Jorgjia Truja.



KONFERENCA PËR GJUHËN SHQIPE
Më 29 mars, shtëpia botuese "Albas” mori pjesë në konferencën kombëtare "Gjuha dhe letërsia në shkolla në prag të reformës", organizuar nga Universiteti i Vlorës. Në këtë konferencë, ku morën pjesë personalitete të gjuhës e letërsisë, studiues, autorë e mësues u trajtuan një sërë çështjesh për gjuhën dhe letërsinë në shkollat tona. Me kënaqësi vumë re se pati kumtesa ku tekstet e gjuhës shqipe të shtëpisë botuese “Albas” u vlerësuan si tekste shumë të mira, madje të krahasueshme denjësisht me tekste evropiane.

DITA E NDËRGJESIMIT PËR AUTIZMIN
Le t’i kemi fëmijët autikë në qendër të vëmendjes, t’i bëjmë të ndihen “të veçantë”, sepse ata janë të tillë.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, më 2 prill 2014, Qendra e Autizmit Elbasan, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut të Elbasanit dhe Caritas Albania-n organizuan një fushatë ndërgjegjësuese. Ata theksuan rëndësinë që ka si diagnostikimi i këtij çrregullimi në një moshë sa më të hershme, edhe trajtimi sipas programeve të caktuara nga specialistët e duhur.


Aktivitete 2013

PANAIRI I 16-TË I LIBRIT - ALBAS FITUES I CMIMIT PËR BOTIMIN MË TË MIRË STUDIMOR.
Shtëpia botuese Albas ishte e pranishme në Panairin e 16-të të Librit të zhvilluar në Tiranë, një nga panairet më të rëndësishme për librin në gjuhën shqipe. Ishin të shumtë lexuesit që vizituan stendën e Albas-it, të cilët vlerësuan cilësinë e librave, si nga ana e përmbajtjes, ashtu dhe nga cilësia e shtypshkrimit. Albas-i solli këtë vit mbi 10 tituj të rinj universitarë dhe mbi 30 tituj të rinj për fëmijë, si dhe tituj të rinj të serive ekzistuese.

ALBAS E FTUAR NDERI NË KONFERENCËN E II SHKENCORE NDËRKOMBËTARE NGA UEJL, TETOVË.
Drejtoresha e botimeve Albas, Rita Petro dhe Presidenti i AlbasGrup, Latif Ajtuallai ishin te ftuar nderi ne Konferencën e II Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga Universiteti I Evropës Juglindore në TETOVË në dt. 01.11.2013. Rektori Z. Zamir Dika, Shefi i Katedrës shqipe Z. Zeqir Kadriu si dhe folës të tjerë e vlerësuan mjaft punën e redaksisë së Albas për ndihmesën e madhe në përgatitjen e materialeve, si dhe mbështetjen financiare për botimin e librit “Gjuha, letërsia dhe kultura shqiptare nga Pavarësia deri më sot”.


CEREMONIA E INAGURIMIT TË KOMPANISË ALBAS OFFICE.
Në datën 15 maj 2013 shtëpia botuese Albas zhvilloi ceremoninë e inagurimit të firmës së re Albas-Office. Kjo firmë është krijuar në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha kancelarike në Kroaci, Narodne Novine. Albas- Office synon të kthehet në një qendër ku mund të gjesh gjithçka për shkollën: libra shkollorë, artistikë e të llojeve të tjera; artikuj shkollorë dhe mjete didaktike; mjete kancelarike për zyrat etj. .


SEMINARI NË PRISHTINË ME TEMË "MËNYRAT PËR TA AFRUAR FËMIJËN ME LIBRIN".
Shtëpia botuese ALBAS organizoi më datën 11 maj 2013, në mjediset e Hotel Grand-it në Prishtinë, seminarin për mësueset e arsimit parashkollor me temë “Mënyrat didaktike për ta afruar fëmijën me librin”.


BOTIME PËR FËMIJË QË SJELLIN NJË MENDËSI TË RE
Shtëpia botuese Albas ka përgatitur një sërë botimesh për fëmijë, ku përfshihen seritë e paketave të ndërtuara mbi bazën e programeve mësimore që përdoren në arsimin parashkollor dhe seritë e librave me një gamë të gjerë tematike dhe larmi aktivitetesh zbavitëse e didaktike.



Arkiv

PANAIR 2012-TË
Shtëpia Botuese Albas ishte pjesëmarrëse në panairin e përvitshëm të librit në Tiranë, i cili u zhvillua nga data 14 deri më 18 nëntor 2012 në Pallatin e Kongreseve. Në pragun e festës së 100-vjetorit të Pavarsisë, Albas pati një prezantim tepër dinjitoz e profesional me paraqitjen dhe botimet e saj.



SEMINARI I PËR GJUHËN SHQIPE NË PRESHEVË
Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar i Preshevës në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas nga Tirana dhe me qendrën e saj në Preshevë, organizoi seminarin e parë për tekstet e gjuhës shqipe.



MIRËNJOHJE PËR AUTORËT E ABETARES MBARËKOMBËTARE
Në aktivitetin që u mbajt në Tetovë me rastin e ditës së alfabetit shqip dhe 100 vjetorit të Pavarësisë u ndanë mirënjohje për autorët e abetareve. Një nga këto mirënjohje i takoi shtëpisë botuese ALBAS për Abetaren mbarëkombëtare të botuar në vitin 2009.



PANAIRI I LIBRIT 2011
Edhe sivjet, Shtëpia Botuese Albas ishte pjesëmarrëse në panairin e përvitshëm të librit në Tiranë, i cili u zhvillua nga data 9 deri më 13 nëntor 2011 në Pallatin e Kongreseve. Gjatë gjithë panairit...



10 VJETORI I THEMELIMIT TË SHTËPISË BOTUESE ALBAS
Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 10 vjetorit të themelimit të shtëpisë botuese Albas, që u zhvillua në hotel Sheraton, dt.18.12.2010 ishin të pranishëm rreth 200 të ftuar...



ALBAS NË PANAIRIN E LIBRIT
Nga dt 11 deri në dt 15 nëntor Albas ishte pjesëmarrëse në Panairin e përvitshëm të librit që mbahet në Tiranë.



Të tjera

ALBAS në Facebook

Koha e banjës
Koha e banjës

pino

Tituj të rinj