Botime artistike e studimore

Albert Kamy
Njeriu, mendimtari, artisti

Ardian Marashi

Autori i monografisë e ka studiuar Albert Kamynë për vite me radhë dhe e sjell këtë punim pas dy doktoraturash të mbrojtura në Shqipëri e në Francë. Qëllimi ka qenë të arrihet një analizë shumëplanëshe, e cila shqyrton njëherit njeriun edhe veprën, në ndërlidhje logjike e të pashqitshme.
Çmimi: 5.5 euro; 700 lekë; 350 denarë

Si ta lexojmë poezinë
Ali Aliu

Libri është një antologji e poezisë bashkëkohore shqipe, ku paralel me poezitë jepen edhe analizat dhe vlerësimet e tyre. Lexuesi në këtë mënyrë e ka shumë më lehtë të orientohet gjatë leximit të një poezie. Ai do ta ketë të qartë se në ç'gjëra duhet të përqendrohet dhe çka duhet të gjurmojë te një poezi.

Çmimi: 5.5 euro; 700 lekë; 350 denarë

Teoritë letrare moderne
Ann Jafferson, David Robej Përktheu: Floresha Dado

Një paraqitje krahasuese mbi shkollat teorike-letrare. Ky libër në radhë të parë plotëson nevojat e studentëve të drejtimit filologjik, për të njohur në mënyrë të sistemuar pikëpamjet teorike që kanë të bëjnë me kuptimin dhe interpretimin e letërsisë. I dedikohet lexuesit të specializuar.

Çmimi: 5.5 euro; 700 lekë; 350 denarë

Fishta përballë Fishtës
Kujtim M. Shala

Libri është një studim i thellë mbi poetikën e Gjergj Fishtës, mbi elementet letrare-artistike dhe folklorike në veprën e tij

Çmimi: 3.5 euro; 450 lekë; 220 denarë

Poetika e Budit
Behar Gjoka

Autori sjell një punim të thellë për veprën poetike të Pjetër Budit, të parit poet shqiptar të pajisur me një ndjeshmëri fetare-kombëtare të pasionuar.

Çmimi: 5 euro; 600 lekë; 320 denarë

A histori of English literature
(from the middle ages, through the renaissance to the englightenment)

Aspekti teorik është trajtuar nga Prof. dr. Refik Kadija. Aspekti antologjik nga Mr. Jusuf Mustafai

Çmimi: 8.5 euro; 1100 lekë; 550 denarë

Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika
Xhevat Lloshi

Botim i plotësuar. Titulli vë në dukje se pjesa themelore i kushtohet stilistikës së gjuhës shqipe dhe jo kësaj disipline në përgjithësi si teori, ndërsa pjesa për pragmatikën mbetet më tepër si paraqitje e përgjithshme teorike e kësaj disipline të re.

Prurje kulturore orientale
Autor: Shaban Sinani

Prania e kulturave orientale në botën shqiptare, të reja a të vjetra qofshin, laike a fetare, është një çështje jashtë çdo diskutimi. Për të mos gabuar, prurjet kulturore orientale dhe ato perëndimore pavarësisht prej vlerësimit që u bëhet, duhet të shihen si çështje kulturore dhe ndikimi, jo si faktorë identitet-formues. Kjo na lejon të vlerësojmë objektivisht dhe pa vetëndalim praninë e faktorëve të ndikimit pavarësisht prej burimit, pa i instrumentalizuar ato si faktorë përveçimi kombëtar...

Letërsia moderne shqiptare
Autor: Sabri Hamiti

Libër me studime kritike që përfshijnë letërsinë shqiptare në gjysmën e parë të shek. XX

Çmimi: 4 euro; 500 lekë; 250 denarë

Gjurmime në letërsinë shqiptare
Autor: Ymer Çiraku

Libër me ese dhe kritika për autorë dhe vepra të letërsisë shqiptare.

Fjalor i sllavizmave në të folmet shqiptare të Maqedonisë
Qemal Murati

Ky fjalor sjell një material të pasur gjuhësor nga huazimet sllave dialektore dhe si i tillë është i dobishëm për fusha të ndryshme të gjuhësisë shqiptare.

Çmimi: 3.5 euro; 420 lekë; 220 denarë

Fjalor Enciklopedik Letrar
Autorë: Gjergj Zheji dhe Natasha Xhafka.

Në këtë fjalor përfshihen shpjegimet e termave letrare, si dhe shënime për autorët më të njohur të letërsisë shqiptare.

Çmimi: 400 lekë; 3.5 euro; 220 den

Trebeshina, ajsbergu i lerave shqipe
Behar Gjoka

Një studim i thukët mbi veprën e Kasëm Trebeshinës, shkrimtarit që ka lëvruar të gjitha gjinitë letrare. Ky libër është një qasje mbi figurën e Trebeshinës në letrat tona dhe mbi kreativitetin e tij letrar.

Çmimi: 7 euro

Një dosje për Kadarenë II
Shaban Sinani

Studime, intervista, dokumente. Botim i plotësuar.

Çmimi: 8 euro; 1000 lekë; 500 denarë

Çelësi i letërsisë
(libër ndihmës për lëndën e letërsisë në shkollat e mesme)

Autorë: Rita Petro, Nora Malaj

Libri përmban disa kapituj, të cilët e japin të plotë panoramën e letërsisë shqiptare dhe të asaj botërore që zhvillohet në të katër vitet shkollore. Libri është strukturuar si vijon:
1.Pyetje retorike; 2.Pjesë të zgjedhura (të komentuara); 3.Fragmente të sugjeruara për t'u mësuar përmendësh; 4.Fiksoni skemën; 5.Përmbledhje tekstesh

Çmimi: 4 euro; 500 lekë; 250 denarë

Çështja e Shën Naumit
Monika Shoshori Stafa

Monika Stafa, tashmë me një master në historinë bashkëkohore të Shqipërisë, me një studim monografik kushtuar një prej çështjeve më delikate të rajonit, historisë së kufijve politikë, posaçërisht historisë së korrigjimit të kufirit politik shqiptaro – jugosllav në vitet 1920, ka formuar individualitetin e vet si kërkuese jo vetëm në veprimtarinë televizive dhe në promovimin e ngjarjeve të heshtura të së shkuarës, por edhe në kërkimin elitar akademik.
Prof. dr. Shaban Sinani

Në intimitet
poezi të zgjedhura nga Rita Petro

Ky vellim perfshin këto cilke poetike:
E dashura e babait
Shija e instiktit
Metamorfoza e kohes
Kryqezimi i frymes
Ketu poshte kendohet live
Ne mes dy boteve.

Çmimi: 550 leke; 5 euro

Këtu poshtë këndohet live (poezi)
Rita Petro

Poezi që japin të pasqyruar femrën, ndjenjat, botën e gjerë të ndjeshmërive dhe të dashurisë së saj. Poetja Rita Petro, me një origjinalitet të përsosur, ndërton vargun e saj të bukur, plot figuracion dhe të hapur përpara çdo gjykimi e paragjykimi të mundshëm. Të njëjtat poezi jepen në shqip, anglisht dhe frengjisht.

Dashuria e Mimozës (roman)
Nasho Jorgaqi

Roman ku Nasho Jorgaqi ngriti një rrëfim bashkëkohor mbi temën e dashurive të penguara nga mendësia e ulët e njerëzve lidhur me dallimet klasore. Një brez i ri, aq më shumë kur është një brez i shkolluar, studentë, bien viktimë e paragjykimeve të familjeve, pa pasur guximin të luftojnë me to. Historia e dashurisë së Mimozës dhe Luanit trazon rrënjët e këtyre problemeve familjare që depërtojnë në intimitetin e të rinjve, duke i bërë ata humbës të dashurisë së tyre.

Çmimi: 3.5 euro; 400 lekë; 220 denarë

Kufiri
Latif Ajrullai

Liria e njeriut, qoftë ajo individuale, sociale apo politike ballafaqohet me kufirin. Nga vjen kjo frikë, ndrojtje, kufizim që i caktojmë vetes? Kjo është pyetja dilemë që rreh të gjejë zgjidhje në të gjithë romanin. Nga ana tjetër paraqitet guximi për të kaluar mbi kufirin. Sa më i madh të jetë guximi, aq më i madh bëhet rreziku kur kalohet kufiri. Kufiri ka të bëjë me pjesën e njohur që shtrihet brenda kufirit dhe atë të panjohur që është përtej kufirit. Për këtë njerëzit që kalojnë përtej kufirit ose fitojnë ose humbin.

Çmimi: 4.5 euro; 500 lekë; 280 denarë

Babai im
Mihal Zallari

 

Homazh ujkut çalaman
Vasko Popa

Libri është një vëllim poetik thellësisht lirik, i cili përfshin krijimet më të bukura në vargje të poetit Vasko Popa.

Tereza e të varfërve
Përktheu: Emil Cimbi

Ky libër është një monografi për Nënë Terezën, për jetën dhe veprën e saj.

Fjalor i gjuhës së shenjave

Fjalori përmban fjalët kryesore të komunikimit me shenja, që nga përshëndetjet deri te alfabeti me gishta. Secila shprehje a fjalë është dhënë e shkruar nën fotografitë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Çmimi: 6 euro; 750 lekë; 350 denarë

Alo, ... si ju kam more... si ju kam!
Eni Korbeci

 

Ç'vojta kputa nji lul në bgjeshkë
Zejna Halimi

 

Menaxhmenti financiar
Izet Zeqiri

Sistem udhëzues për udhëheqjen e financave të firmës

Çmimi: 8.5 euro; 1100 lekë; 550 denarë

Realitete ekonomike
Izet Zeqiri

Përmbledhje artikujsh me tema të ndryshme, ku u bëhet një vështrim i thellë problemeve ekonomike në vend.

Çmimi: 5 euro; 650 lekë; 320 denarë



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj